Aktualitet

Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai: Drejtësi ose do ta vendos vetë!

Nga ana tjetër, në dëshminë e tij, 17-vjeçari pretendon se ai e ka qëlluar bashkëmoshatarin për vetëmbrojtje.

I.F
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, babai: Drejtësi ose do
Babai i 17-vjeçarit

SARANDË- Një 17-vjeçari mbeti i plagosur në Sarandë, si pasojë e një sherri me një bashkëmoshatarin e tij. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa babai i të plagosurit shprehet se i përfshirë në sherr ka qenë edhe një person tjetër, i cili nuk është kapur. Babai i të plagosuri ka thënë se nëse nuk vendoset drejtësi, do të bëjë ai vetëgjyqësi. Nga ana tjetër, në dëshminë e tij, 17-vjeçari pretendon se ai e ka qëlluar bashkëmoshatarin për vetëmbrojtje.

“Nëse e ka fajin djali im, ta marrë masat Policia, Gjykata e Prokuroria. Unë dua të kapet autori i dytë se i ka bërë presion djalit. I kam thënë policisë së Vlorës që të kapet autori i dytë se e ka goditur djalin më 22 Mars. Ai ka qenë 100 përqind dje. Unë dua të kapet autori i dytë. Gjendja e djalit është keq për momentin. Nëse nuk i merr policia masat, unë me personin do t’i marr masat drejtpërdrejt. Kam 4 fëmijë, i kam rritur me halle dhe nuk m’i vrasin dot drogaxhinjtë e Sarandës. Më rrinë me thika, doreza dhe leva në dorë”, tha babai i 17-vjeçarit.

17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës, ku dhe po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e tij po përmirësohet, pasi thika nuk i ka prekur organet jetësore. Sipas babait të tij, sherri mes tyre ka nisur më herët, në datë 22 mars, ku po të njëjtat persona e kanë qëlluar adoleshentin me levë. Por, për shkak të kërcënimeve, ai nuk ka treguar asgjë familjes.

“Sherri ka ndodhur në datën 22 mars. E marrin shokët e tij. Pas një ore marr vesh që djali është në polici. Nuk thotë të vërtetën se ata i kishin bërë presion. Nëse thua të vërtetën, do të të vrasim byrazerin dhe motrën. Njëri nga ata e ka goditur me levë, tjetri që është brenda e godiste me thikë. Mbrëmë i kam marrë vesh këto gjëra. Kur më marrin dje, shkoj prapë dhe më thonë se djali është keq. Shikoj policinë në spital, e kishin kapur autorin. Me djalin njiheshin se janë afër me njëri-tjetrin. Nuk e di për çfarë janë zënë.”

Ngjarja, ndodhi pasditen e djeshme në Sarandë, ku 17-vjeçari u qëllua 3 herë me thikë nga bashkëmoshtarai i tij. Sipas Policisë, 17-vjeçari, nxënës në shkollën “Hasan Tahsini” ka marrë një plagë në stomak dhe dy në ije. Adoleshenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB