Aktualitet

Ambasada e SHBA publikon njoftimin e rëndësishëm për vizat: Nëse shkelni ligjin...

Ambasadat amerikane në Evropë kanë lëshuar deklarata duke theksuar se mbajtësit e vizave duhet të ndjekin rregulloret dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

k.m.
Ambasada e SHBA publikon njoftimin e rëndësishëm për vizat:
Foto ilustruese

SHBA- Qeveria amerikane ka intensifikuar kontrollet dhe kriteret që duhen përmbushur për lëshimin e vizave. Ambasadat amerikane në Evropë kanë lëshuar deklarata duke theksuar se mbajtësit e vizave duhet të ndjekin rregulloret dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Nëse shkel ligjin, mund të mos lejohesh të hysh më në Shtetet e Bashkuara. Të huajt që shkelin ligjet e SHBA-së, duke përfshirë studentët, përballen me: refuzimin e vizës, heqjen e vizës dhe/ose dëbimin,"-shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Ambasada e SHBA publikon njoftimin e rëndësishëm për vizat:

Pse ambasadat amerikane paralajmërojnë personat që kanë marrë viza?

Ambasadat amerikane po u kujtojnë që të ndjekin ligjet e emigracionit. Autoritetet paralajmërojnë se ata që janë të përfshirë në mbështetjen e terrorizmit ose aktiviteteve të paligjshme mund të përballen me revokimin e vizave apo dhe më keq, dhe me dëbimin. Masat e reja janë marrë pasi një student në Universitetin e Georgetoën, Badar Khan Suri, u arrestua dhe iu hoq viza e studentit pasi autoritetet dolën në përfundimin se ai po përhapte propagandën e Hamasit dhe po promovonte antisemitizmin.

Ndaj edhe në të gjithë Europën janë shpërndarë mesazhe të ngjashme paralajmëruese./ZËRI

Poll

MOS HUMB