Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në Valias/ Arrestohet autori, në pranga edhe i lënduari, nuk tregoi kush e qëlloi

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

k.m.

Plagosi me armë zjarri në Valias/ Arrestohet autori, në pranga

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në Valias, ku 34-vjeçari Franci Xhaferri, është qëlluar me armë zjarri. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve, në pranga u vendos Besnik Koçiu, në banesën e të cilit u sekuestrua arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për plagosjen. Por përveç autorit në pranga është vendosur edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se pasditën e djeshme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë organizuan punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit B. K., 51 vjeç, i cili dyshohet se nga pakujdesia, pasditen e djeshme, në një lokal në Valias, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Xh., 34 vjeç, me të cilin banonin në të njëjtën lagje. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. Xh. (i dëmtuari), pasi gjatë procesit hetimor nuk bashkëpunoi plotësisht, duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes. Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB