Aktualitet

Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

47-vjeçari banues në fshatin Sanxhak, u ndalua pas koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

F.I
Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën,
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Klodian Ndoj, 47-vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është kapur në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. 47-vjeçari banues në fshatin Sanxhak, u ndalua pas koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik, në fshatin Sanxhak, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Ndoji dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Veron Pashën dhe më pas i ka vjedhur automjetin. Pasha u plagos në këmbë. ndërsa u raportua se fillimisht mes tyre kishte patur një konflikt fizik, ku shkak i përplasjes dyshohet një vajzë. 

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Poll

MOS HUMB