VLORË- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës ditën e djeshme, kur një qen pitbull sulmoi dhe kafshoi në kokë një vajzë 4-vjeçare në zonën e Lungomares. Pas hetimeve, Policia e Shtetit ka identifikuar pronarin e qenit, një shtetas 87-vjeçar, i cili është marrë në procedim penal në gjendje të lirë.
Burime bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, i moshuari deklaroi se pitbulli mbahej zakonisht i lidhur brenda banesës, por sipas tij, qeni ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë, duke shkaktuar sulmin ndaj vajzës.
Të gjitha materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurori, e cila do të vendosë mbi masat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesidtën e djeshme, 7 prill. E mitura ka qenë duke luajtuar me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës. Një punëtor rruge kalimtar aty pranë, Sejko Veliu, ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën e vogël. Më pas, 4-vjeçarja u dërgua me urgjencë drejt spitalit dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
