TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka është këtë martë në GJKKO, i shoëruar nga avokati i tij. Pasi qëndroi për rreth 1 orë, ish-deputeti është parë duke u larguar nga ambientet e GJKKO-së, por nuk dha asnjë prononcim për mediat. Aktualisht, nuk ka informacione nëse paraqitja e tij në GJKKO lidhet me çështje të reja gjyqësore.
Paraqitja e Bllakos vjen vetëm pak muaj pasi Blloko u lirua nga qelia, në përfundim të dënimit për inceneratorët. Ish-deputeti qëndroi në qëndroi në qeli prej marsit të vitit 2022 deri në nëntor 2025.
Gjykata e Posaçme e kishte dënuar Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Sipas vendimit të fundit të gjykatës, masa e sigurimit “arrest në burg” u shua, pasi koha e kaluar në paraburgim tejkalonte dënimin, dhe Bllako u lirua nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie./ZËRI