FOTO ILUSTRUESE
VLORË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një fëmijë 4-vjeç. E mitura ka qenë duke luajtuar me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës. 4-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Një nga punëtorët që ndodhej pranë, Sejko Veliu, ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën e vogël. Qeni i cili dyshohet se ishte pa pronar, është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve./ZËRI
Poll