Aktualitet

Hetimi sekret/ Përplasja e njerëzve të Agron Kapllanajt me BKH! 3 persona në pranga, agjentët ngritën një dron...

Kapllanaj, nga Komisariati i Policisë deklaroi se personat që u sulmuan ngritën dron disa herë dhe nuk ishin prezantuar se çfarë detyrë mbanin.

F.I
Hetimi sekret/ Përplasja e njerëzve të Agron Kapllanajt me BKH! 3
Agron Kapllanaj

FIER-3 persona janë vendosur në pranga pas incidentit në Fier ku agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u përplasën me afërmit e Agron Kapllanajt. Ngjarja ndodhi në zonën e Lulishtes, në Fier ku hetuesit e BKH, operacionales janë goditur për shkak të detyrës nga njerëzit e bashkëthemeluesit të “Djathtas 1912”, Agron Kapllanaj. Motivi dhe dinamika e ngjarjes është ende e paqartë.

Çfarë e shkaktoi incidentin?

Sipas Policisë, BKH dhe operacionalja ka qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt.

"Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,"-thuehj në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë vetë Kapllanaj, nga Komisariati i Policisë deklaroi se personat që u sulmuan ngritën dron disa herë dhe nuk ishin prezantuar se çfarë detyrë mbanin. Po ashtu, shtoi se efektivët kishin nxjerrë edhe armët e zjarrit.

Konkretisht ish-kryebashkiaku i Mallakastrës u shpreh se në kompaninë e tij në Fier, dy herë gjatë ditës është shfaqur në vendin e parkimit të firmës një automjet. Ai pretendon se pas sinjalizimit nga punonjësit dhe kërkesës për t'u larguar, personat e paidentifikuar, por në dukje agjentë të BKH dhe të Policisë, janë kamufluar se po filmojnë me dron pasi janë të interesuar për toka aty pranë. Në këto kushte përfaqësues të kompanisë kanë kërkuar largimin nga prona e tyre. 

Vetë Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka ende asnjë reagim./ZËRI

Poll

MOS HUMB