Aktualitet

EMRAT-Dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një i tretë dhunuan agjentët e BKH në Fier

Ledion dhe Klaudio Kapllanaj, së bashku me Gerald Kollçaku janë përplasur fizikisht me hetuesit e BKH.

F.I
EMRAT-Dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një i tretë dhunuan
Agron Kapllanaj

FIER-Dy nipërit e Agron Kapllanajt u përfshinë në incidentin e ndodhur mbrëmjen e 15 prillit në Fier, ku u dhunuan agjentët e BKH-së, si edhe forcave operacionale. Ledion dhe Klaudio Kapllanaj, së bashku me Gerald Kollçaku janë përplasur fizikisht me hetuesit e BKH. Të tre ndodhen në pranga dhe pritet dëshmia e tyre për të sqauar motivin dhe dinamikën e ngjarjes. 

Sipas Policisë, BKH dhe operacionalja ka qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt. Ndërkohë vetë Kapllanaj, nga Komisariati i Policisë deklaroi se personat që u sulmuan ngritën dron disa herë dhe nuk ishin prezantuar se çfarë detyrë mbanin. Po ashtu, shtoi se efektivët kishin nxjerrë edhe armët e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB