Aktualitet

Hetimi ndaj Veliajt! Biznesmeni Elman Abule dhe gruaja e tij, paraqiten në SPAK

Elman Abule është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliajt.

F.I
Hetimi ndaj Veliajt! Biznesmeni Elman Abule dhe gruaja e tij, paraqiten në
Marisa Nito dhe Elman Abule

TIRANË-Marisa Nito, gruaja e biznesmenit Elman Abule u paraqit në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në Prokurorinë e Posaçme të bashkëshortes së bizmesmenit. Pas saj, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe vetë biznesmeni.

Elman Abule është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliajt. Biznesmeni u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në 'arrest shtëpie'. Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton./ZËRI

Poll

MOS HUMB