Aktualitet

Tragjedi në Kamëz! Gjyshi përplas aksidentalisht nipin me makinë, ndërron jetë 2-vjeçari

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre

I.F
Tragjedi në Kamëz! Gjyshi përplas aksidentalisht nipin me
Foto ilustruese

KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një person ka përplasur aksidentalisht me makinë për vdekje nipin e tij 2 vjeç. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre, ku P.M po kryente manovra me makinë dhe përplasi të miturin. Për shkak të plagëve të marra, i mituri ndërroi jetë.

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB