Aktualitet

Përleshje në burgun italian! Të burgosurit shqiptarë përplasen me grupin rival, plagosen 4 efektivë

Përplasja mes tyre është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.

k.m.
Përleshje në burgun italian! Të burgosurit shqiptarë
Foto ilustruese

ITALI- Një përleshje me shkopinj ka ndodhur mes disa të burgosurve brenda burgut Bassone në Como. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku bëhet me dije se një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i grupit të rivalëve. Atje ku ndodheshin tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Përplasja mes tyre është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve. Sipas mediave italiane, 4 prej tyre, të cilët u plagosën, u trajtuan më vonë në urgjencën e spitalit Sant'Anna në Como.

Për të rivendosur qetësinë, Policia e burgut të Komos ka marrë përforcime nga Milano. Sipas mediave italiane, gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones. Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB