Aktualitet

Aksion anti-drogë në Padova, sekuestrohen 105 kg drogë me vlerë 7 mln euro! Arrestohen drejtuesit shqiptar dhe italian

Në pranga përfunduan dy persona, një shtetas shqiptar dhe një italian, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije. 

k.m.
Aksion anti-drogë në Padova, sekuestrohen 105 kg drogë me
Foto ilustruese

PADOVA- Aksion anti-drogë në Padova të Italisë. Policia ka sekuestruar mbi 100 kg lëndë narkotike kokainë, hashash dhe marihuanë, që nëse dilnin në treg sillnin të paktën 7 milionë euro në xhepat e trafikantëve. Në pranga përfunduan dy persona, një shtetas shqiptar dhe një italian, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije. 

Sipas mediave italiane, oficerët e policisë të drejtuar nga zv/komisarja e Policisë, Immacolata Benvenuto kanë pritur që shqiptari të dalë nga shtëpia dhe e kanë ndaluar dhe më pas kanë hyrë brenda. Shqiptari u përpoq të kundërshtonte, por pa sukses.

Ata hynë me të në shtëpi dhe pasi kontrolluan të gjithë shtëpinë, vunë re se ai kishte tendencë t'i largonte hetuesit nga dhoma e ndenjes, duke treguar vende të tjera për të kontrolluar. Në mbushjen e divanit ishin fshehur 35 blloqe kokaine, secila me peshë pak më shumë se një kilogram. Burri u dërgua në komisariat dhe u arrestua për posedim me qëllim për t'u marrë dhe u dërgua në burgun e Padovës. 

Në këtë moment policia u zhvendos në lagjen Guizza në Padova, në shtëpinë e një italiani të lindur në Shqipëri. Në banesë nuk kishte drogë, por çelësat e një makine me qira, ku u gjetën edhe 2 kilogramë kokainë, 65 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë, të fshehura në disa thasë, gjithashtu gati për dorëzim. E gjithë droga e sekuestruar, 105 kg në total, ishte e paketuar në blloqe; kokaina ishte e pastër, ende për t'u prerë dhe për t'u ndarë në doza. Nëse do të shitej, do të sillte mbi 7 mln euro fitim.

Gjithashtu janë kontrolluar edhe tre persona të tjerë shqiptarë, ndërsa janë në kërkim edhe tre tunizianë të pastrehë, të përfshirë në trafikun e drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB