
ITALI- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria. Nga Gjadri është larguar shtetasi i parë i huaj që ishte vendosur në vendin tonë pak ditë më parë. Në një postim në "X", Piantedosi shkruan se operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi i ardhur në Itali në vitin 2009, i cili ishte dëbuar për shkak të rrezikut social. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje.
POSTIMI I MINISTRIT:
Primo rimpatrio dall’Albania di un cittadino straniero trattenuto nel Centro per il Rimpatrio di Gjader. Le operazioni di rimpatrio dei migranti irregolari proseguiranno anche nei prossimi giorni come previsto dalla strategia di Governo per una più efficace azione di contrasto… pic.twitter.com/4iEXrcR77e
— Matteo Piantedosi (@Piantedosim) April 19, 2025