
GREQI-Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdhunua dhe u vra nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek. Protothema raporton se vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.
Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale. Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar. Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:
-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis
-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou
-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit
-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit
-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit
-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit.
Si ndodhi ngjarja
Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar. Aleksandër Luka dhe greku Manolis Koukouras janë personat e akuzuar se kanë përdhunuar e më pas hedhur nga shkëmbi studenten greke, duke e vrarë atë.
Sipas oficerëve të pranishëm në vendngjarje, trupi i vajzës është gjetur pa shenja jete në det, ndërsa sendet personale ishin shpërndarë thuajse kudo në vende të ndryshme. Vajza është gjetur me rroba të grisura, gjë që dëshmon se ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual. Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen. Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçares./ZËRI