Aktualitet

Pengmarrje në Lezhë/ 28-vjeçari dhunohet dhe lihet në rrugë, pranga 2 vëllezërve: S'na dha lekët, mori 2 makina me qera

28-vjeçari u gjet në rrugë i dhunuar dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

F.I
Pengmarrje në Lezhë/ 28-vjeçari dhunohet dhe lihet në
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Një 28-vjeçar është marrë peng, dhunuar e më pas ëshë lënë në mes të rrugës në fshatin Derven. Ka qenë babai i një 28 vjeçari që ka njoftuar autoritetet, se të birin ia kishin marrë peng. Lidhur me rastin në pranga janë vendosur Ronaldo Marku, Romario Marku dhe Emiliano Marku. Dy vëllezërit dhe kushërisi i tyre e morën me forcë në automjet 28-vjeçarin në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira.

28-vjeçari u gjet në rrugë i dhunuar dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një 70-vjeçari, se djali i tij, 28 vjeç, ishte marrë me forcë, në automjet, dhe transportuar, nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan identifikimin, lokalizimin dhe kapjen, pak minuta pas kallëzimit, të 3 autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririt të tyre, shtetasit E. M., 22 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 3 shtetasit, me vetëgjyqësi, kanë marrë me forcë, në automjet, 28-vjeçarin, në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira, në subjektin që administronin 2 vëllezërit e arrestuar.

3 shtetasit e kanë transportuar 28-vjeçarin te në një karburant në fshatin Shënkoll, ku e kanë dhunuar dhe më pas e kanë lënë në rrugë.

28-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB