Aktualitet

Refuzoi ta rikthente në detyrë? Plas në Bashkinë e Tiranës: Dokushi kallëzon penalisht Anuela Ristanin

Dokushi ishte larguar nga posti pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, por më pas siguroi në gjykatë të drejtën për t'u rikthyer në funksionin që mbante më par

zh.ll
Refuzoi ta rikthente në detyrë? Plas në Bashkinë e
ristani-veliaj-dokushi

TIRANË- Në Bashkinë e Tiranës janë regjistruar tensione që kanë përfunduar edhe në dyert e Prokurorisë. Sekretari i Përgjithshëm, i rikther me vendim gjykate, Alban Dokushi, ka kallëzuar penalisht kryetaren e komanduar, Anuela Ristani. Kjo e fundit, siç pretendon Dokushi, ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës që urdhëronte rikthimin e tij në detyrë. 

Sipas kallëzimit, në vend që të rikthehej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Dokushi është emëruar në krye të një drejtorie. Për këtë arsye, ai akuzon Ristanin për shpërdorim detyre dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Dokushi ishte larguar nga posti pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, por më pas siguroi në gjykatë të drejtën për t'u rikthyer në funksionin që mbante më parë. Në zbatim të këtij vendimi, Veliaj firmosi urdhrin për rikthimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Por, pavarësisht urdhrit të firmosur nga Veliaj, Ristani ka refuzuar duke nxitur përplasje që tashmë kanë përfunduar deri në dyert e Prokurorisë. 

Alban Dokushi është një nga personat më të afërt të Veliajt, ndërsa ishte personi i parë që vizitoi kryebashkiakun në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë, ndëra vetë u thirr po ashtu nga prokurorët në Mars të vitit të kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB