Aktualitet

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

Rama kërkoi që për të moshuarit dhe për të gjithë ata që e kanë të vështirë të përdorin "regjistrin elektronik", ndihma për qytetarët të ofrohet nga Bashkitë.

k.m.
Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të
Foto ilustruese

TIRANË- Kur kanë kaluar vetëm disa orë nga porosia e kryeministri Edi Rama dhe Bashkitë e vendit janë tashmë në aksion! Në të gjithë vendin, Bashkitë do të hapin zyrat e asistencës për të moshuarit dhe pensionistët që duan ndihmë për të kryer shërbime në "e-Albania".

Në mbledhjen e sotme, që u zhvillua një pjesë me kamerat e pranishme, dhe një pjesë tjetër me dyer të mbyllura, Rama u kërkoi deputetëve që të merren me heqjen e licensave për noteritë dhe zyrat e avokatisë që ofrojnë shërbime me pagesë për të marrë dokumente dhe për të kryer aplikime në "e-Albania". Rama kërkoi që për të moshuarit dhe për të gjithë ata që e kanë të vështirë të përdorin "regjistrin elektronik", ndihma për qytetarët të ofrohet nga Bashkitë.

Menjëherë pas lajmërimit të Ramës, Bashkitë kanë nisur nga puna për të caktuar 2 punonjës të dedikuar vetëm për të ndihmuar pensionistët, por dhe qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë asistencë për shërbimet në e-Albania. Megjithatë, nuk dihet për sa kohë ky shërbim do të jetë i disponueshëm në zyrat e Bashkisë./ZËRI  

Poll

MOS HUMB