Politikë

Pas largimit nga grupi i PS, Marjana Koçeku bën lëvizjen e radhës, ulet në karriget e deputetëve të pavarur në Kuvend

Ajo është ulur pranë deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe deputetit të Partisë Agrare, Artan Luku.

M.K.
Pas largimit nga grupi i PS, Marjana Koçeku bën lëvizjen e
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka marrë pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar, por këtë herë jo në rreshtin ku ulen deputetët e Partisë Socialiste. Siç shihet edhe nga pamjet nga Kuvendi, Koçeku është zhvendosur në krah të deputetëve të pavarur në Kuvend. Ajo është ulur pranë deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe deputetit të Partisë Agrare, Artan Luku.

Më 14 qershor Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë, duke lënë të kuptohet një përplasje me liderin e PS, Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB