
TIRANË- Sot në GJKKO zhvillohet seanca e parë e procesit në themel ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë. Malltezi teksa ka mbëritur në ambjentet e Gjykatës, në një deklaratë për mediat e cilësoi procesin si të pabazë dhe politik.
Jamarbër Malltezi: Në thelb është një gjueti shtrigash, një çështje poolitike, qesharake tashëm sepsë gënjyen dhe dolën gënjestarë. Gënjyen se thanë toka ishte shpronësuar dhe doli që toka ishte e pronarëve. Dhe nuk ka asnjë copë letër se si u bë shteti pronar. Sot e kësaj dite prokuroria nuk ka se si është shteti pronar ndërkohë që ëhstë dok që prej 100 vitesh është tokë e këtyre 5 familjeve. Sa i përket tokës, vlerave dhe antivlerave. Vlerat janë te pronarët privatë. Antivlerat janë te strategjikët e Edi Ramës, ai që vjedh tokat publike dhe priovate dhe ia jep miqve të vet. Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kurse Rama për miqtë dhe hajdutët e vet jep pa taksa.
Nga zhvillimi i pronës kemi sistemuar mbi 42 familje, ndërsa Edi Rama i përzë me dhunë dhe me polici si në Astir apo te bregu i Lanës, nga zhvillimi i pronës kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët dhe kemi lënë për shkollën dhe gjimnazit. Asnjë nga këta nuk bën Rama, i fal tokën mëe zero lekë ose një euro miqve, i lë pa taksa për vitë dhe vjedh tokat publike dhe private. Të shikoni te materiali që menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës në kongresin e PS në prill 2022, prokurorët politikë të nënshtruar kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit. Edi Rama i dha komandën SKAP-it dhe menjëherë vepruan.
Do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është çështje pa fakt penal se u nis me kallëzimin e rremë të Taulant Ballës sikur toka ishte e shpronësuar ndërkohë që toka del me familje pronari, vijoi me pretendimin e rremë të prokurorëve sikur kishte ndonjë lidh apo VKM normative, por në fakt nuk kishte asnjë. Asnjë nuk është nominative, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM që bën Rama. SPAK nuk guxon ta thërrasë as për dëshmitar Edi Ramën, e kemi kërkuar gjatë fazës së hetimeve dhe gjatë seancës paraprake. SPAK ka shkuar deri në mashtrim dhe e ka bërë mashtrimin pjesë të dokumentacionin zyrtar Rama ka 8 firma në këtë procedurë, ndërsa Berisha nuk ka asnjë.“, tha Malltezi.
Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.
Kjo është përballja e parë në bankën e të akuzuarve si pjesë e çështjes “Dosja Partizani”. Dosja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të caktuar me short Elsa Ulliri kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë të trupit gjykues. Konkretisht në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina të cilët do të përballen me drejtësinë në lidhje me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Të pandehurit e dosjes “Partizani” dhe akuzat:
-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”
-Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”
-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”.
Hetimet për dosjen Partizani nisën në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në muaj. Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI