Aktualitet

Parkimi dysh në Kodin Penal, Braçe 'orienton' qytetarët: Ja rastet kur përbën vepër penale, deri në 6 muaj burg (VIDEO)

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe, ka komentuar një prej pikave të Kodit Penal, atë të parkimit në rresht të dytë, i cili do të trajtohet si vepër penale. 

zh.ll
Parkimi dysh në Kodin Penal, Braçe 'orienton'
erion brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal, të votuara nga nga Kuvendi mëngjesin e kësaj të mërkure pas një seance maratonë prej gati 18 orësh. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe, ka komentuar një prej pikave të Kodit Penal, atë të parkimit në rresht të dytë, i cili do të trajtohet si vepër penale dhe do të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Socialisti ka publikuar një video, ku sqaron qytetarët për çështjen e parkimit dysh, duke theksuar rastet kur pengohen levizjet e mjeteve të shërbimeve (ambulancë, zjarrfikëse dhe polici).

Postimi:

SOT, NE OREN 3.00 TE MENGJESIT,
KUVENDI VOTOJ NDRYSHIMET E KODIT PENAL;
MES TYRE EDHE KRIMINALIZIMIN E PARKIMIT DYSH,
NDESHKIMIN E TIJ SI KUNDERVAJTJE PENALE ME GJOBE DERI NE 6 MUAJ BURG;
Kjo ne rastin kur pengon levizjen e mjeteve te sherbimeve jetike-AMBULANCE, ZJARREFIKSE, POLICINE!
Per ta kuptuar;
KY NE VIDEO ESHTë RASTIBI VETEM KUR KRYEN KETE KUNDERVAJTJE PENALE SI PARKIMI DYSH!

 

Kuvendi ka miratuar në orët e para të mëngjesit ndryshimet në Kodin Penal, ku parkimi dysh do të konsiderohet vepër penale dhe parashikohen ndëshkime me gjobë dhe deri në 6 muaj burg. Parkimi dysh do të konsiderohet kundërvajtje penale vetëm kur pengoll ose bllokon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike si ambulanca, zjarrfikësja dhe policia, ndërsa në  rast të tjera do të mbetet një shkelje administrative./ZËRI

 
Poll

MOS HUMB