Aktualitet

PAMJET/ U ndalua në Morinë pas aksionit të SPAK, kjo është makina në të cilën po udhëtonte Vlora Hyseni drejt Shqipërisë

Pas ndalimit në pikën kufitare të Morinës, Hyseni është nisur drejt Tiranës ndërsa lëvizja e saj po kryhet nën masa sigurie.

M.K.
PAMJET/ U ndalua në Morinë pas aksionit të SPAK, kjo
foto nga makina me te cilen levizte Vlora HYseni

MORINË- Kjo është makina me të cilën po udhëtonte drejt Shqipërisë drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Pas ndalimit në pikën kufitare të Morinës, Hyseni është nisur drejt Tiranës ndërsa lëvizja e saj po kryhet nën masa sigurie.

Hyrja e saj në territorin shqiptar vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me hetimin e SPAK dhe vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e saj nga detyra.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet për lëvizjen e Hysenit apo procedurat që do të ndiqen pas mbërritjes së saj në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB