MORINË- Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shetit Vlora Hyseni është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pak minuta më parë, në vendin e quajtur Vermicë. Sipas informacioneve paraprake ajo është vetëdorëzuar në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Kosovën pas udhërit të lëshuar mëngjesin e sotëm nga SPAK, ku kërkon "arrest shtëpie" për ish-drejtuesen e SHISH, pasi dyshohet për dy vepra penale: “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Mësohet se ajo nuk ishte në Shqipëri gjatë kohës kur SPAK zhvilloi aksionin, teksa kishte shkuar për vizitë zyrtare jashtë vendit.
Operacioni i sotëm nga SPAK lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, pasi konkretisht dyshohet se i ka çuar informacione shtetërore Ergys Agasit. Sipas burimeve, pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, këqyrja e telefonave të tyre dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja. Ajo u shkarkua sot nga detyra me urdhër të kryeministrit Rama.
Gjatë aksionit blic, SPAK dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjithashtu edhe në bazat e grupit të njohur si "Troplini" në Durrës./ZËRI