Aktualitet

PAMJET-Plagosja e 3 të rinjve në Sarandë, sherri me thika, karrige e grushta nisi në berberhane, agravoi në një lokal...

Policia arrestoi Kamelo Aliajn, Andi Saliajn dhe Eduard Bajramin, si të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

F.I
PAMJET-Plagosja e 3 të rinjve në Sarandë, sherri me thika,
pamje nga ngjarja

SARANDË-Janë publikuar pamjet e sherrit mes disa të rinjëve të ndodhur mbrëmjen e 16 shtatorit në Sarandë, ku dy vëllezërit Elidon Shukulli, 24-vjeç, Mario Shukulli, 20-vjeç dhe Andi Saliaj, 19-vjeç mbetën të plagosur me thikë. Të tre u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u transportua më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia arrestoi Kamelo Aliajn, Andi Saliajn dhe Eduard Bajramin, si të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Në pamjet e publikuara shihet se konflikti ka nisur në një berberhane, ku një debat mes disa personave degjeneroi në përplasje fizike dhe përdorimin e mjeteve prerëse. Sherri mes të rinje ka vijuar më tej në një lokal në zonë ku të rinjtë përplasen mes tyre me grushte e karrige, ndërsa kanë goditur edhe më thikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Çështja i është referuar Prokurorisë për “Plagosje të rëndë me dashje”, të kryer në bashkëpunim, dhe “Prishje të qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë dhe përgjegjësinë e secilit person të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB