
EKUADOR-Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador! Mediat e huaja raportojnë se pas kapjes së bosit të drogës shqiptar Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia Kombëtare dhe Marina sekuestruan tre ton kokainë në një fermë bagëtish në Chongon.
Droga ishte fshehur në një fermë bagëtish, e cila besohet të jetë një nga kompanitë fasadë të përdorura nga mafia shqiptare. Brenda ambjenteve u gjet edhe një kamion i ngarkuar me banane dhe drogë.

Pas bastisjes së pronës, u arrestuan pesë persona, të cilët besohet se janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me mafian shqiptare. Kamioni, që mbante banane dhe drogë, u dërgua në stacionin e policisë në Guayaquil. Në vitin 2024, gjatë çështjes Pampa, u zbulua mënyra e veprimit të mafias shqiptare në Ekuador, përfshirë përfshirjen e kompanive eksportuese të bananeve./ZËRI