Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, ish-polici i "Shqiponjave" do qëndrojë 12 vjet në burg

Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 vite heqje lirie për të, pa pasur të drejtën e gjykimit të shkurtuar, por kërkesa e Apelit të Tiranës është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

k.m.
Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e
Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj

TIRANË- Nevaldo Hajdaraj, ish-polici i Shqiponjave që qëlloi për vdekje Klodian Rashën më 8 dhjetor 2020, do të qëndrojë 12 vite pas hekurave. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për dënimin e tij me 20 vite heqje lirie. Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 vite heqje lirie për të, pa pasur të drejtën e gjykimit të shkurtuar, por kërkesa e Apelit të Tiranës është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Kështu u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës, që vendosi se Hajdaraj duhet të kalonte 18 vite në qeli, por ish-efektivi përfitoi edhe nga gjykimi i shkurtuar që i uli 1/3 e viteve të dënimit. Kështu si përfundim, Nevaldo Hajdaraj duhet që të qëndrojë për 12 vite në qeli.

I riu u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu u qëllua me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa duke mbetur i vdekur në vend. Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi protesta të dhunshme në Tiranë ku u shkatërruan disa stacione autobusash, dyqane, etj. Përballë situatës së tensionuar, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB