Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 35-vjeçari/ Policia në ndjekje të 2 personave

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës.

k.m.
Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet
Foto ilustruese

DURRËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës. I riu është dërguar menjëherë për ndihmë në spitalin e Durrësit, pasi ka marrë një plagë në këmbë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, Policia bën me dije se kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij dhe të një bashkëpunëtori.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar. Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB