Aktualitet

Klodiana Lala: Afera e Bankers duhet të hetohet nga SPAK

Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për një aferë me dëm të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit, ndaj për këtë arsye kërkoi që dosja të merret për t'u hetuar nga SPAK.

k.m.
Klodiana Lala: Afera e Bankers duhet të hetohet nga SPAK
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar aksionin e Prokurorisë së Fierit për aferën e "Bankers Petroleum Albania". Në një prononcim të bërë gjatë emisionit "Të Paekspozuarit", Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për një aferë me dëm të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit, ndaj për këtë arsye kërkoi që dosja të merret për t'u hetuar nga SPAK. Sipas Lalës, çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë veprime shumë të vonuara dhe dëmi i shkaktuar shtetit është i pallogaritshëm. Ndaj edhe sipas saj, dosja duhet të kalojë për hetimeve më të thelluara nga Prokuroria e Posaçme.

"Nëse kam një kritikë në raport me SPAK, është çështja e inceneratorëve dhe e dyta Bankers, që duhet të hetohej nga SPAK. Çdo veprim i Prokurorive, si ajo e Fierit, janë veprime shumë të vonuara dhe dëmi i shkaktuar shtetit është i pallogaritshëm. Prokuroria e Fierit ka nisur hetim në 2024, mbi bazën e një dokumenti të dërguar nga Drejtoria e Tatimeve, ku pretendohej se kishte konstatuar shkelje nga Bankers. Nga ky hetim prokuroria e Fierit, ka marrë 14 masa sigurie, nga të cilat 6 arrest me burg, drejtues dhe ish drejtues të kompanisë, dy prej të cilëve nën arrest, CEO aktual dhe ish drejtori i kompanisë.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur drejtues dhe ish drejtues, por janë jashtë vendit. Janë ekzekutuar, po ashtu 5 masa arrest në shtëpi dhe të tjera detyrim paraqitje. Nga hetimet, rezulton se bëhet fjalë për skemë mashtruese 20 vjeçare, përmes së cilës kompania nuk ka paguar taksat. Që nga 2004, deri në 2024, rezulton se Bankers Petroleum, ka shitur mbi 5 miliardë euro naftë. Kjo kompani deklaronte humbje 110 mln euro. Sipas prokurorisë rriste fiktivisht shpenzimet, që të filte me humbje dhe të shmangte taksat.

Ndaj personave të arrestuar, rëndojën dyshimet për mashtrim për fshehje taksah, pastirm parash, evasion fiskal dhe krijim të skemave mashtruese. Nga kjo histori 20 vjecare, prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se buxhetit i është shkaktuar dëm në milionë euro. Bankers dhe shteti janë përballur në arbitrazh, sepse AKB ka patur auditim dhe ka konstatuar këto shkelje që dyshon prokuroria sot.

Besoj nuk është vetëm histori abuzimi, por kemi edhe burim nafte të tharë, që nuk jep më për Shqipërinë. Kemi edhe ndoshta procese në arbitrazh. Mendoj se SPAK duhet ta marrë drejtimin e këtij heitmi, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004, vetëm pas 25 vitesh kujtohet prokuroria. Mendoj se nik duhet të mbetet këtu, duhet të hetohen njerëzit e politikës, se si u lidh kjo kontratë, si kanë vepruar qeveritë, a është abuzuar me këtë pasuri të vendit,"-tha Lala.

Një aksion i Policisë në bashkëpunim me hetimin tatimor ndaj kompnisë "Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit janë lëshuar 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’./ZËRI

Poll

MOS HUMB