Aktualitet

Pa kontroll dhe të ndaluara nga BE, pesticidet kineze e indiane "pushtojnë" tregun në Shqipëri

Nga të dhënat, rezultojnë pesticide nga Kina, India, Jordania dhe Kazakistani, shtete të cilat jo gjithmonë të garantojnë siguri.

zh.ll
Pa kontroll dhe të ndaluara nga BE, pesticidet kineze e indiane
foto ilustruese

TIRANË- Fermerët përballen me kosto të larta, ndërsa cilësia e pesticideve bujqësore që përdoren në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në sigurinë ushqimore ngrenë pikëpyetje. Në fokus janë 7 kompani që dominojnë tregun në Shqipëri, të cilat dominojnë tregtinë e medikamentave bujqësore. 

Sipas të dhënave të publikuara nga TopChannel, këto kompani u shesin fermerëve pesticide që prodhohen jashtë territorit të BE-së. Bëhet fjalë për ato pesticide që janë që janë të ndaluara nga Bashkimi Europian (BE) në treg. Sipas raportit përfundimtar të auditimit të KLSH-së, gjatë viteve 2022–2024, 10 pesticide të ndaluara u lejuan të shiteshin në farmacitë bujqësore.

Pa kontroll dhe të ndaluara nga BE, pesticidet kineze e indiane
7 kompanite

Por, çfarë ndodh? Pesticidet janë zgjedhja e parë e bujkut për të shpëtuar të mbjellat dhe prodhimin si rrjedhojë, nga sëmundjet. Pesticide, të cilat, pavarëisisht çmimit, kanë edhe një tjetër shqetësim, nuk janë efektive. Të shumta kanë qenë rastet kur fermerët kanë denoncuar cilësinë e këtyre ilaçeve bujqësore, ku për të njëjtën sëmundje atyre u duhet të përdorin pompën me pesticide të ndryshme.

Nga të dhënat, rezultojnë pesticide nga Kina, India, Jordania dhe Kazakistani, shtete të cilat jo gjithmonë të garantojnë siguri. Mësohet se gjatë vitit 2025 dhe 8 mujorin e parë të 2026, 748 tonë helme kineze dhe indiane, në vlerën e 2.68 milionë eurove ja futur në doganën shqiptare. 

Ilçet e ardhura nga vendet e treta nuk janë gjithmonë efktive dhe të sigurta dhe për pasojë nuk i luftojnë sëmundjet siç duhet. Kjo bën që fermeri ta blejë disa herë ilaçin për të spërkatur prodhimin. Sipas ekspertit të tokave bujqësore, Ilir Kristo: "Shpesh ai mund të ketë një emër të një produkti të njohur, por ai mund të jetë një produkt i cili nuk përdoret atje ku duhet". 

Vlen të theksohet se është Ministria e Bujqësisë ajo që duhet të analizojë përmbajtjen e pesticideve që importon kompania: Agro-Blend shpk, SHEGAJ-AGR, MELDI sh.p.k., ARLI INTERNACIONAL, AGROHELP SH.P.K, AGRO-ZANI, dhe INTERLOGJISTIC, pasi këto helme luajnë një rol vendimtarë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.

Lejimi i tregtimit të pesticideve të ndaluara përtej afateve të përcaktuara nga BE-ja, Ministria e Bujqësisë favorizon interesat ekonomike të bizneseve importuese, duke u shmangur atyre humbjet që mund të vinin nga tërheqja në kohë e produkteve nga tregu.

Poll

MOS HUMB