Aktualitet

Aksioni në Gjirokastër/ Arrestohen 10 persona për trafik droge, mes tyre dy punonjës policie

Pjesë e këtij rrjeti kriminal ishin dhe dy efektivë policie në Pikën Kufitare të Kakavijës.

I.F

 

Aksioni në Gjirokastër/ Arrestohen 10 persona për trafik droge,
Momenti arrestimit

 

GJIROKASTËR- Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, Policia Vendore e Gjirokastrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës zhvilluan një operacion, ku shkatërruan një rrjet shpërndarësish droge. Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 10 persona, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Pjesë e këtij rrjeti kriminal ishin dhe dy efektivë policie në Pikën Kufitare të Kakavijës. Ndaj tyre u la masa e sigurisë "Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik" dhe "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim.

Në pranga të Policisë kanë rënë:

– Herolind Haskaj

– Dorian Osmani

– Kevin Gega

– Bledar Caka

– Redon Gjini

– Elidon Tocka

– Ilia Koçollari

– Eno Dulaj

– Thoma Karanxha

– Ervis Çelo.

Ndërsa Elvin Norra dhe Mario Feruni janë nën masën “Arrest në shtëpi”.

Mësohet se autoritetet kanë filluar hetimet disa muaj më parë dhe kanë qenë duke vëzhguar të akuzuarit. Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.

“Operacioni, si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Gjatë fazës së tretë u ekzekutuan masat e sigurisë për 12 shtetas (10 prej tyre me masë sigurie “Arrest në burg” ndërsa 2 me masë sigurie "Arrest në shtëpi"), pjesëtarë të një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në qytetin e Gjirokastrës.  

Në vijim të hetimit të kryer me metoda proaktive në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Andromeda", në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:  

- H. H., 38 vjeç, D. O., 38 vjeç, K. G., 26 vjeç, B. C., 42 vjeç, R. Gj., 33 vjeç,  dhe  E. T., 35 vjeç,  banues në Gjirokastër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

- I. K., 49 vjeç, E. D., 22 vjeç, E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-Si dhe për shtetasin Th. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit E. N., 25 vjeç dhe M. F., 23 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera", kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me 5 të tjerë të arrestuar në datat 25.10.2024 dhe 13.11.2024, të organizuar si grup, janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, u ekzekutuan masat e sigurisë "Pezullim i ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik", për shtetasit L. K., 32 vjeç dhe O. B., 29 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në PKK Kakavijë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për të gjetur provat materiale me qëllim të dokumentimin ligjor të  veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, lëndë narkotike Cannabis dhe Kokainë, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara, mallra kontrabandë etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Gjirokastrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB