Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Burg për ish-gjyqtaren Pajtime Fehahun dhe Dedan Gjonin, 'detyrim paraqitje' për gazetarët Qyno dhe Artan Hoxha

Sipas të dhënave të para të SPAK, mes të arrestuarve janë një ish-gjyqtare (Pajtime Fetahu), një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (ende i paidentifikuar) dhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri.

k.m.
Operacioni i SPAK/ Burg për ish-gjyqtaren Pajtime Fehahun dhe Dedan Gjonin,
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë një njoftim paraprak lidhur me operacionin e zhvilluar në Elbasan. SPAK ka bërë me dije se nga organi i akuzës janë prerë 21 masa sigurie, nga të cilat 18 janë "arrest me burg". Sipas të dhënave të para të SPAK, mes të arrestuarve janë një ish-gjyqtare (Pajtime Fetahu), një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, Dedan Gjoni dhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri. Kjo e fundit është lënë në "arrest shtëpie". Ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, SPAK ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

NJOFTIMI PARAPRAK I SPAK:

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit); Arrest në shtëpi - 1 avokat; Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme./ZËRI

Poll

MOS HUMB