Aktualitet

Aksioni në Elbasan/ SPAK kontrolle edhe në banesën e ish-gjyqtarit Taulant Tafa

Taulant Tafa u shkarkua nga detyra në prill të vitit që lamë pas nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

k.m.
Aksioni në Elbasan/ SPAK kontrolle edhe në banesën e
Taulant Tafa

ELBASAN- Me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-gjyqtarit Taulant Tafa në Elbasan. Kontrolle në banesë i janë ushtruar edhe ish-kreut të Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahut. 

Taulant Tafa u shkarkua nga detyra në prill të vitit që lamë pas nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Para se t'i nënshtrohej procesit të Vettingut, në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin. Inspektori i Lartë i Drejtësisë argumentoi se vendimi kishte favorizuar të dënuarin për vrasje dhe kërkoi shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin. Po ashtu, subjekti kishte probleme edhe me justifikimin e pasurisë dhe me lidhjet me persona që kishin probleme me ligjin. Nga hetimi u gjet se Tafa kishte marrëdhënie shoqërore me E.S., i dënuar në Itali për veprën penale të “shitjes së narkotikëve”.

Por gjatë seancës dëgjimore, ish-gjyqtari ishte justifikuar se ishin rritur bashkë në të njëjtën lagje, dhe që nga ajo kohë nuk kishin pasur më kontakte. Megjithatë asnjë nga pretendimet e tij nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese, ndaj u vendos për shkarkimin e tij nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB