Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, Gjykata lë në burg 14 nga të arrestuarit, 'shpëton' vetëm njëri (EMRAT)

Mësohet se avokatët kërkuan masë më të butë për të arrestuarit, por gjykata nuk e mori parasysh, pasi shumica prej tyre u kapën në flagrancë me sasi lëndësh narkotike.  

zh.ll
Operacioni antidrogë në Tiranë, Gjykata lë në burg 14
gjykata e tiranes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 14 persona nga 15 të arrestuar në total në kuadër të një operacioni të zhvilluar disa ditë më parë në kryeqytet, ku u goditën grupe kriminale ose persona që vepronin individualisht në fushën e shpërndarjes së narkotikëve. Gjykata liroi nga qelia me masën “arrest shtëpie” vetëm Ilir Barutin, për shkak të moshës si dhe problemeve shëndetësore.

Në “arrest me burg” u lanë 14 të tjerët: Arsen Shahollari, Visar Alla, Xhemal Gjoka (Boja), Jurgent Ibrahimi, Ermond Osmani, Aljon Çezma, Abdulla Gega, Klevin Nika, Albi Çela, Saimir Duraj, Edison Mera, Eris Hoxha, Emra Idrizi dhe Glerjan Hoxhalli

Mësohet se avokatët kërkuan masë më të butë për të arrestuarit, por gjykata nuk e mori parasysh, pasi shumica prej tyre u kapën në flagrancë me sasi lëndësh narkotike.  

Gjykata lëshoi 36 urdhër-arreste, 15 u ekzekutuan gjatë operacionit, 5 të tjerë kanë qenë arrestuar më herët, ndësa në kërkim janë 14 të tjerë, pasi dy të tjerëa u arrestuan ditën e djeshme. 

Burimeve pranë bluve bëjnë me dije se ky grup kriminal ishte përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Dyshohet se të akuzuarit furnizonin me drogë disa zona të ndryshme të Tiranës, por shpërndanin gjithashtu drogë dhe në afërsi të shkollave.

Gjatë operacionit janë sekuestruar doza narkotike. Hetimet ndaj këtij rrjeti kanë nisur prej disa muajsh dhe janë pjesë e procedimeve të hapura në kuadër të goditjeve të mëparshme. Përmes përgjimeve dhe zbërthimeve të mesazheve janë zbuluar dhe personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB