Aktualitet

Aksion "blic" në Tiranë, antidroga "zbret" në terren, lëshohen 30 urdhër-arreste! Detajet e para

Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale që prej kohësh dyshohet se janë të angazhuara në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

zh.ll
Aksion "blic" në Tiranë, antidroga "zbret" në
foto ilustruese

TIRANË- Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet nga Policia e Tiranës, ku mësohet se Prokuroria ka lëshuar 30 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët. Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale që prej kohësh dyshohet se janë të angazhuara në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas burimeve, hetimet janë zhvilluar për një periudhë të gjatë nga Antidroga e Tiranës, e cila ka vijuar punën mbi bazën e goditjeve të mëparshme. Në kuadër të hetimeve, përmes zbërthimit të komunikimeve mes të dyshuarve, janë siguruar prova që lidhen me implikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari.

Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e personave të arrestuar apo sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara nga policia gjatë këtij operacioni.

Poll

MOS HUMB