Aktualitet

"Nuk kujtoj asgjë"/ Gazetari zbulon dëshminë e Azbi Spahiut para oficerëve të AMP

Efektivi nuk kujton detaje se si ka humbur ndjenjat, por shprehet se kjo gjë nuk ka lidhje me detyrën e tij.

k.m.
"Nuk kujtoj asgjë"/ Gazetari zbulon dëshminë e Azbi
Azbi Spahiu

TIRANË- Efektivi i Policisë Rrugore, Azbi Spahiu pretendon se nuk e mban mend sesi ka ndodhur që është rrëzuar nga pallati. Të paktën kështu ka pretenduar para uniformave blu që e kanë marrë në pyetje. Më shumë detaje nga dëshmia e tij ka zbuluar gazetari Merin Maçi, i cili ka zbuluar se tashmë efektivi është në gjendje më të mirë shëndetësore. 

Sipas gazetarit, efektivi nuk kujton detaje se si ka humbur ndjenjat, por shprehet se kjo gjë nuk ka lidhje me detyrën e tij.

"Mund të ketë rënë nga lartësia. Por nuk provohet nga ana e Policisë, pra humbja e ndjenjave mund të ketë ndodhur për arsye nga më të ndryshmet. Ka një dëmtim në kokë dhe në një nga rruazat e shtyllës kurrizore. Ai ndodhet ende në spitalin e Traumës, ka nisur të komunikojë. Dyshohet se është hedhur nga lartësia. Policia ka bërë kryqëzim të të gjitha të dhënave. Vetë efektivi ka thënë se kujton se ka komunikuar me djalin e tij ku i ka thënë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai vetë thotë se nuk ka pasur informacione. Policia është përjashtuar nga hetimi. Ngjarja është trajtuar si aksidentale. Vetë efektivi thotë se ka folur me djalin, por nuk kujton detaje të asaj që ka ndodhur,"-tha gazetari.

INTERVISTA E PLOTË: 

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur me efektivin, pse ka heshtur policia për këtë rast. Si e ka hetuar dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja dhe në cilën ditë tamam?

Merin Maçi: Më 15 Janar, Policia e Tiranës është njoftuar nga një qytetar se një person në momentet e para i paidentifikuar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja në afërsi të rrugës “Kongresi i Manastirit”. Në afërsi të QSUNT. Menjëherë është bërë këqyrja e personit, ku janë konstatuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës dhe gjymtyrëve. Është marrë dëshmia e personit që e ka konstatuar i pari dhe policia ka sjellë një njoftim paraprak. Është dyshuar se ky person që më pas është identifikuar si 57 vjeçari Azbi Spahiu, oficer i Policisë Gjyqësore, mund të ketë rënë nga lartësia.

Blendi Fevziu: Ç’do me thënë, se lartësia është nga 3 metra deri në 300 metra?

Merin Maçi: Të paktën kjo pjesë nuk është verifikuar nga ana e policisë deri më tani. Nuk ka një konkluzion përfundimtar, për sa kohë në vendin ku është gjetur personi nuk ka pasur kamera.

Blendi Fevziu: Ka dy versione që qarkullojnë, se është hedhur nga kati i 11-të ose kati i 7-të…

Merin Maçi: Ngjarja është referuar si aksidentale. Humbja e ndjenjave mund të ketë ardhur për arsye të ndryshme.

Blendi Fevziu: Po përderisa Policia thotë hedhje nga lartësia…

Merin Maçi: Kjo është thënë në njoftimin paraprak në bazë të deklarimeve që ka dhënë personi i parë që e ka konstatuar 57 vjeçarin. Është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës. Ka një dëmtim në pjesën e pasme të kokës dhe në një prej rruazave të shtyllës kurrizore, por që nuk përbën problem për vazhdimësinë e punës së tij.

Blendi Fevziu: A takuar zyrtar të lartë të Policisë para se të ndodhte ngjarja?

Merin Maçi: Ka takuar ditët e fudnit kolegët në komisariat. Një takim të tillë nuk e ka pohuar dhe sa i takon pretendimeve për presione, efektivi nuk e pohon një gjë të tillë. Ngjarja është trajtuar si aksidentale dhe nuk ka elemëntë që e çojnë në arsye apo shkaqe që mund të kenë shtyrë efektivin në akte të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB