
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 38-vjeçarit Mariglen Hasa, administror i një kompanie grumbullimi mbetjesh me përmbajtje metalike. Sipas njoftimit të policisë, në këtë kompani janë konstatuar mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi.
Subjekti në fjalë është gjobitur me 2 milione lekë për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit, subjekti u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.