
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg", e vendosur për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj. Të dy, akuzohen për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi. Në sallë asnjë nuk ka folur, por edhe gjatë marrjes në pyetje, efektivi i Policisë në Komisariatin nr.2, Shkëlqim Dukaj ka zgjedhur që të mos flasë fare dhe nuk ka dhënë asnjë deklarim. Ndërsa vëllai i tij, Florian Dukaj deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen. Por kamerat e sigurisë të kapura në zonë, impikojnë 2 vëllezërit Duka në ekzekutimin e biznesmenit Reçi.
52-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 13 nëntorit teksa po kthehej në banesë, pikërisht pranë disa pallateve që i kishte ndërtuar vetë. Ish-drejtori i SHISH ishte i vetëm dhe mesa duket, autori e ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka përfituar nga momenti kur e ka gjetur të ‘pambrojtur’ për ta sulmuar me armë zjarri. Madje raportohet se në momentin kur u qëllua, Reçi ishte duke folur në telefon. Edhe pse mori një plumbë në kokë, 52-vjeçari luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që të shpëtonte dot./ZËRI