Aktualitet

ME VIDEO- Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Lajmi është konfirmuar për portalin “Express”, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

k.m.
ME VIDEO- Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Rigels Rajku

PEJË- Reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy është vetëdorëzuar në Komisariatin e Pejës. Lajmi është konfirmuar për portalin “Express”, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Noizy kërkohej për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë,”- konfirmoi zyrtari.


Për të njëjtën çështje, vetëm një javë më parë pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri u lirua Bahtjar Bajraktari (DJCrax). Edhe Rigels Rajku, Noizy, qëndroi disa javë në paraburgim në Shqipëri, pasi u vu në pranga, si një prej personave të dyshuar për dhunimin e Medi Isenit, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pejë.

Por çfarë ndodhi në Pejë?

Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzoi se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB