TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasje e 2 vëllezërve në Kamëz, nga punonjësi i Policisë Ushtarake. Ky i fundit, Ngushëllim Manzi, qëlloi me armë zjarri drejt tre vëllezërve, duke lënë dy pre tyre të vdekur dhe njërin të plagosur.
Sipas burimeve, tre vëllezërit Selam, Nazmi dhe Shefqet Islamaj, ishin nga Tropoja, ndërsa autori nga Tirana. Nga të dhënat paraprake, mësohet se vëllezërit dhe autori ishin fqinj, ndërsa shkak i konfliktit mes tyre dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve. Burime bëjnë me dije se, sipas banorëve të zonës, në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere, autori kishte kundërshtuar hedhjen e betonit, çka solli nisjen e debatit mes tyre, i cili më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarri
Sipas njoftimit të Policisë, nga të shtënat, njëri prej vëllezërve 30-vjeçari Selam Islamaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç ka humbur jetën pasi u transportua në spital. Vëllai i tretë, 44-vjeçari Shefqet Islamaj po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe i është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. Ndërkohë që në momentet e arrrestimit, mësohet se nuk ka dhënë asnjë dekaratë lidhur me ngjarjen. /ZËRI