TIRANË- Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Ngushëllim Manzi, i cili vrau dy vëllezër në Kamëz. Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, punonjës i Policisë Ushtarake, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë Repartit në Zall Herr. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Manzi ka qëlluar ndaj tre vëllezërve Selam, Nazmi Islamaj dhe Shefqet Islamaj. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, raportohet se dy vëllezërit e tjerë kanë humbur jetën në vendngjarje.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale. Sipas burimeve, autori ishte fqinj me vëllezërit dhe se konflikti ka ardhur pas një sherri banal. Megjithatë, rrethanat mbeten ende të paqarta, ndërsa raportohet se autori nuk ka dhënë deklarime për ngjarjen në momentet e para të arrestimit. /ZËRI