Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, Polica: Autori punonjës i Policisë Ushtarake, viktimat 30 dhe 48 vjeç

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vend 30-vjeçari Selam Islamaj, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç dhe Shefqet Islamaj 44 vjeç, janë transportuar për në spital, ku më pas njëri prej tyre humbi jetën. 

zh.ll
Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, Polica: Autori
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka reaguar për vrasjen e dy vëllezërve në Kamëz, duke njoftuar se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe më pas ëshë përshkallëzuar në përdorimin e armës. 

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vend 30 vjeçari Selam Islamaj, ndërsa Nazmi Islamaj 48 vjeç dhe Shefqet Islamaj 44 vjeç, janë transportuar për në spital, ku më pas njëri prej tyre humbi jetën. 

Ndërkohë, autori Ngushëllim Nazmi u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa iu sekuestrua edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur për krimin. 

Njotimi i Policisë:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Poll

MOS HUMB