
KLOS-Një person i pajetë është gjetur në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Viktima është Selim Velsula, i cili është gjetur i vrarë buzë rrugës në Xibër, pranë banesës së tij. Nga të dhënat e para mësohet se ai është qëlluar disa herë me thikë në gjoks. Gjithashtu ka plagë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Viktimës i është gjetur pranë një thikë. Policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI