Aktualitet

Nisin hetimet për 27 protestues, Policia: Udhëhoqën turmën për bllokimin e rrugëve të Tiranës

Blutë bëjnë me dije se këta persona kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike

F.I
Nisin hetimet për 27 protestues, Policia: Udhëhoqën turmën
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-27 protestues janë vënë në hetim nga Policia e Tiranës, lidhur me tubin e zhvilluar ditën e djeshme (18 qershor) në kryeqytet. Blutë bëjnë me dije se këta persona kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. 

Në ditën e 19-të protestës, qytetarët ndryshuan itinerarin e tyre të zakonshëm, duke marshuar nga sheshi Skënderbej drejt selisë së Kuvendit, pikërisht në kohën kur brenda po votohej amnistia penale dhe pas një rikthimi në pasdite pas ndërprerjes disa orarëshe. Protestuesit arritën të rrethonin pikat kryesore të daljes së Parlamentit, duke u zënë pritë deputetëve dhe ministrave që po tentonin të largoheshin. 

Përveç kaosit dhe tensioneve mes protestuesve dhe deputetëve që dilnin nga ambjentet e Kuvenit, kaos u krijua edhe në trafik në aksekt kryesore të Tiranës. Protestuesit u vendosën edhe para selisë së Partisë Demokratike dhe më pas u kthyen në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Konkretisht, janë proceduar shtetasit:
G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç.

Këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.

Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit.

Poll

MOS HUMB