Aktualitet

Tragjedi në Lezhë, mbyten 2 vajza të mitura! Ndreu: Shqetësuese mungesa e kujdesit në plazhet e pamenaxhuara

Nxjerrja e trupave të pajetë është bërë e mundur nga shërbimet e policisë kufitare në bashkëpunim me pushuesit. 

zh.ll
Tragjedi në Lezhë, mbyten 2 vajza të mitura! Ndreu:
Pjerin Ndreu

LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi u mbytën në det. Sipas njoftimit të policisë, dy të miturat Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshave 9 dhe 11-vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Nxjerrja e trupave të pajetë është bërë e mundur nga shërbimet e policisë kufitare në bashkëpunim me pushuesit. Rrethanat mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike një reagim ka ardhur edhe nga kyebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit ka ngritur shqetësimin ‘për mungesën e kujdesit dhe vigjilencës në plazhet publike të pamenaxhuara’, plazhe të cilat sipas tij, nuk administrohen as nga subjekte private, por as nga bashkia.

Pjerin Ndreu: Shpreh dhimbjen time të thellë për humbjen tragjike të jetës së dy vajzave të mitura në plazhin e Tales. Kjo është një ngjarje e rëndë, përballë së cilës fjalët janë të pamjaftueshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Si drejtues i pushtetit lokal, shpreh shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe vigjilencës në plazhet e pamenaxhuara, të cilat nuk administrohen as nga subjektet private dhe as nga Bashkia. Në hapësira të tilla, kujdesi prindëror ndaj fëmijëve, si dhe vëmendja e familjarëve dhe shoqërisë ndaj personave që nuk dinë not, duhet të jetë maksimal në çdo moment. Plazhet e menaxhuara janë të pajisura me sinjalistikën përkatëse, zona të identifikuara qartë për pushuesit dhe infrastrukturën e nevojshme për sigurinë e tyre. Siguria në plazh është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon ndërgjegjësim, kujdes dhe bashkëpunim nga të gjithë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB