Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 68-vjeçari! Banorët: Prindërit i kanë pasur borxh 100 mijë lekë

E mitura kishte shkuar në dyqan ndërsa i moshuari e ka tërhequr atë për ta ulur në prehër.

M.M
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 68-vjeçari!
Foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq ku një 68-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Sipas Policisë, Iqmet Skënderi 68 vje­ç ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare në dyqanin e tij. E mitura kishte shkuar në dyqan ndërsa i moshuari e ka tërhequr duke e ulur në prehër. Sipas vajzës, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj, ajo ka bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit.

Kanë qenë prindërit e saj, të cilët denoncuan këtë ngjarje. 

Nëna e të miturës, Marsela Zito tha: Vajza tha që nuk e fal se më ka thënë fjalë të pista. Jo, vetëm fjalë më tha vajza. Nuk e di çfarë ka ndodhur se vajza shkoi vetë në dyqan.

Deri tani s’kam marrë vesh asgjë fare, që dje që erdhi policia thanë që ka ndodhur një mosmarrëveshje nga ora 4. Vëllai jetonte vetëm. Punonte tek dyqani këtu. Kemi qenë fshatarë dhe e kemi edhe si në fisin tonë babain e vajzës. Unë s’rrija këtu në dyqan. Vëllai për mua është shumë i mirë, s’bën vaki, pyesni të tjerët në fshat. Jo, s’ka patur asnjëherë raste të tilla, ju pyesni në fshat. Ka qenë agronom, mësues, nuk ka dalë asnjëherë ndonjë llaf kështu,”- tha vëllai i të arrestuarit.

Ndërsa sipas kryeplakut të fshatit, Alfred Skënderi tha se i moshuari njihej si njeri shumë i mirë në fshat dhe se është i sigurt se ai nuk e ka ngacmuar të miturën. Madje, ai shtoi se ngjarja mund të jetë 'e trilluar' për shkak se mund të kenë pasur konflikte ose lekë borxh.

Ai njihet për njeri shumë të mirë me 1 mijë përqind nuk e ka bërë këtë pune. Ne nuk dimë gjë, pa folur drejtësia s’mund të flasim në. Ka qenë shumë korrekt, ka shërbyer do me thënë ne nuk na i merr mendja të ketë ndodhur kjo ngjarje. Ndoshta prindërit mund të kenë pasur konflikte ose lekë borxh. S’ka mundësi, se ai në fakt jep veresie për gjithë fshatin. Nuk hyrje dalje familjet mes tyre, ajo është në maj te fshatit. Iqmeti është beqar jetonte i vetëm, nuk merrej me këto pune.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se ai e njeh prej kohësh 70-vjeçarin dhe beson se i moshuari nuk e ka kryer veprimin e turpshëm, madje pretendoi se e e gjitha ka ndodhur pasi familja e të miturës i ka 100 mijë lekë borxh atij.

Ne e njohim prej kohësh, unë banoj në Tirane, ai ka 30 vjet që tregton në atë dyqan, nuk i ka dalë një fjalë. Aty hynë gra, hynë vajza. Ky 70-vjeç sot, mua nuk ma pret mendja. Unë e njoh mire dhe nuk e kam as fis. Ato të tjerat t’i shohë drejtësia. Opinioni për atë burrë ka qenë i mire. Por policia të marri dhe palën tjetër se i ka 100 mijë lekë borxh.

Policia e Maliqit arrestoi 70-vjeçarin Iqmet Skënderi i cili akuzihet për veprën penale “ngacmim seksual me të mitur”./ ZËRI

Poll

MOS HUMB