Aktualitet

Nesër bllokohet kalimi në pikat kufitare në jug, pala greke në grevë

Për shkak të grevës do të bllokohet totalisht fuksionimin e kalimit të kufirit nga Shqipëria drejt Greqisë e anasjelltas.

k.m.
Nesër bllokohet kalimi në pikat kufitare në jug, pala greke
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Nesër pikat kufitare të Kakavijës, Qafë Botës dhe Tre-urat nuk do të jenë funksionale. Kjo për shkak se pala greke ka lajmëruar se nesër janë në grevë urie. Për shkak të grevës do të bllokohet totalisht fuksionimin e kalimit të kufirit nga Shqipëria drejt Greqisë e anasjelltas. Greva do të nisë nga ora 08:00 deri në 24:00 (me orën greke).

"Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot - Sarandë dhe PKK Tre Urat - Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë,"-njofton Policia shqiptare.

Sipas burimeve të fundit, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB