Aktualitet

Në kërkim nga SPAK për tonelatat e kokainës, ky është Sokol Bibaj, “Pitbulli” që del në dosje me Salvadore Aliun

Bibaj dyshohet për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa ndaj tij GJKKO ka caktuar masën "arrest me burg".

zh.ll
Në kërkim nga SPAK për tonelatat e kokainës, ky
sokol bibaj

TIRANË- Ky është “Gus”, alias Sokol Bibaj. Personi që shihni në foto, e publikuar nga “MaShqip”, është një prej personave të kërkuar nga SPAK në kuadër të dosjes së madhe të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Bibaj dyshohet për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa ndaj tij GJKKO ka caktuar masën "arrest me burg".

Bëhet fjalë për Sokol Bibajn, një nga emrat që shfaqet në dosjen e SPAK për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, ku përfshihen edhe persona të tjerë të njohur për autoritetet. Mes tyre janë Shpëtim (Salvadore) Aliu, Dritan Gjika, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Florjan Musaj, Naldi Yzeiraj, Armando Pacani dhe Oklid Aliu.

Sipas dosjes, Bibaj rezulton me një rol kryesor, pasi qëndronte në krye të një grupi që siguronte kokainë përmes Shpëtim Aliut. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë në Rusi, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “The ëanted”, ndërsa pritet ekstradimi i tij në Shqipëri. 

Lidhja mes dy personave, sipas hetimeve të SPAK, është dokumentuar edhe përmes komunikimeve në Sky ECC. Madje, në dosje, emri i Bibajt del në disa episode të ngarkeve të kokainës. Po ashtu në dosje, del edhe emri i vëllati të tij, Nikoll Bibaj, me nofkat "Buci" dhe "Ujku".

Një episod i dokumentuar në dosjen hetimore të siguruar nga ZËRI, lidhet me Sokol Bibajn, i njohur me nofkat "Gusti" dhe "Pitbull". Në një mesazh zanor të 31 majit 2020, Bibaj i rrëfen vëllait të tij, Nikoll Bibaj, se autoritetet kishin dërguar fotografitë e tij në Shkup dhe kishin zbuluar identitetin e tij. Ai shprehet se ishte identifikuar si Sokol Bibaj dhe se ishin zbuluar edhe rrethanat e ndalimit të tij së bashku me një person të quajtur Sheva, duke shtuar se një ish-efektiv i Krimit të Organizuar kishte dhënë informacione për të.

Në dosje janë evidentuar 5 episode kryesore të trafikut të dorgës nga rrjeti kriminal i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Sipas Prokurorisë së Posaçme, një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB