Aktualitet

Sot gara e 'Tiranathlon'! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa akse të kryeqytetit.

zh.ll
Sot gara e 'Tiranathlon'! Ja rrugët ku do të kufizohet
foto ilustruese

TIRANË- Sot, Tiranë pret garën sportive 'Tiranathlon', e cila do të zhvillohet pranë Liqenit të Farkës dhe do të përfshijë disiplinat e notit, çiklizmit dhe vrapimit.

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa akse të kryeqytetit. Pak ditë më parë, Policia e Tiranës njoftoi planin e masave, sipas të cilit, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00.

Sipas masave të përcaktuara nga Bashkia e Tiranës, kufizimet do të prekin kryesisht zonën nga Farka dhe TEG-u në drejtim të Shkozës. Disa linja të transportit urban do të devijohen ose pezullohen përkohësisht gjatë zhvillimit të garës, ndërsa qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha akset e përfshira në planin e masave.

Rrugët që do të bllokohen gjatë aktivitetit:

- Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. 

- Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”. 

- Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

- Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht. 

-  Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB