Aktualitet

Krim në familje në Fier, burri vret me armë gruan e më pas veten, policia jep detajet (EMRAT)

80-vjeçari Shefit Rrapaj dyshohet se  ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan 75-vjeçare Dashuri Rrapajn, dhe më pas ka vrarë edhe veten.

zh.ll
Krim në familje në Fier, burri vret me armë gruan e më pas
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, brenda në banesës së çiftit. 80-vjeçari Shefit Rrapaj dyshohet se  ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan 75-vjeçare Dashuri Rrapajn, dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Nga hetimet paraprake mësohet se krimi është kryer me armë zjarri pushkë, por rrethanat dhe motivet nuk janë zbardhur ende.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB