Aktualitet

50 mijë euro për të dalë nga burgu, GJKKO 'nuk ia bën dhuratë' për ditëlindje Metës! Cakrani: beteja jonë s'mbaron këtu

Meta depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të ish-presidentit dhe personave të tjerë. 

zh.ll

50 mijë euro për të dalë nga burgu, GJKKO 'nuk ia

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të rrëzojë kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, për të lënë qelinë. Meta kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro, të ofruar nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. 

Meta depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg" me një masë më të lehtë, vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të ish-presidentit dhe personave të tjerë. 

Ndërkohë, pas vendimit të GJKKO-së, avokati Cakrani reagoi për mediat, duke deklaruar se beteja e tyre nuk mbaron këtu. Ai shtoi se Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi sipas tij, ka humbur besimin te drejtësia. 

Vendimi vjen në një ditë të veçantë për Metën, pasi këtë 24 mars ai feston 57-vjetorin e tij të lindjes, ndërsa Cakrani shprehet se i kërkoi gjykatës që t'ja bënin dhuratë lirinë për ditën e lindjes. 

“I vendosëm në dispozicionin shumë e caktuar, deri në 50 mln lekë dhe gjykata nuk arriti të ngrihej në lartësinë. Eci mirë seanca, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do bëjmë kërkesën edhe kur çështja të kalojë në themel. Jemi në rrugën tonë për të zëvendësuar masën ndaj presidentit. Aty ishim për arsyet pse duhet të qëndrojë presidenti në bodrumet e 313. Unë ja kërkova gjyqtarit, i thashë sot t’ia bëjmë dhuratë presidentit, nuk ka mundësi për prishje prove apo intimi im dhe ia kërkova që ti bënim një dhuratë. Por lufta jonë nuk mbaron këto. Ai e ka humbur besimin në seancat dhe kërkon vetëm përballje në themel. Meta do lirohet sepse jemi në betejë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat tona”, tha avokati Cakrani.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB